Më 7 nëntor, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani udhëtojnë drejt Spanjës nga Rinasi, duke parkuar automjetin “Mercedes Benz” në parkimin e aeroportit.
Më 11 nëntor, pas katër ditësh, ata kthehen në Rinas. Itinerari i tyre i vëzhguar nga personat e interesuar për eliminimin e Danit:
1 minutë pas pagesës së biletës së parkimit, fillon zjarrvënia me kallashnikovë.
Pak para mbërritjes në rrethrrotullimin e shenjtores “Nënë Tereza”, automjeti i Danit dhe Shaljanit arrin, dhe një “Toyota” me tre atentatorë- tre ekzekutorë dhe një shofer afrohet. Ora shënon 14:14:05. Ata parkojnë në të majtë të rrugës, me bllokazh ndezur para një subjekti tregtar.
Kur marrin sinjal se makina e Danit po afrohet, atentatorët lëvizin rreth rrotullimit dhe dalin në krahun e djathtë. Ora shënon 14:14:20. Ata parkojnë në trekëndëshin e emergjencës dhe, sapo afrohet makina e drejtuar nga Shaljani, ku pasagjer ishte Dani, hapin zjarr.
Ora shënon 14:14:47. Tre atentatorët qëllojnë me breshëri; plumbat e parë godasin Gilmando Danin, ndërsa Shaljani, shoferi i plagosur, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga në anën tjetër të rrethrrotullimit.
Atentatorët nisin largimin, por afrohen përsëri për të qëlluar. Një prej tyre i bllokohet arma, ndërsa një tjetër e ndihmon. Në fund, përdorin kallashnikovin dhe qëllojnë me pistoletë.
Ora shënon 14:15:40, dyert e Toyota-s mbyllen dhe të dyshuarit largohen në aksin e vjetër Rinas–Thumanë.
Automjeti, i raportuar fillimisht si i blinduar, rezulton se nuk ishte i tillë; xhamat ishin të zinj dhe të mbuluar me qese plastmasi, çka kërkoi ndërhyrje me forcë për të hapur dyert dhe për të ndihmuar personat e sulmuar.
Mjeti i autorëve pas krimit gjendet i djegur nga policia në fshatin Halil, vetëm 10 km nga Rinasi.



