Emrat/ Sillnin mallra kontrabandë nga Greqia , në pranga dy shoferë, hetohen doganierët

Emrat/ Sillnin mallra kontrabandë nga Greqia , në pranga dy shoferë, hetohen doganierët

Dy shoferë autobusi të linjës Athinë-Tiranë kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërsa po hetohen dy doganierë pasi janë kapur me mallra kontrabandë të padeklaruara.

Burime për MCN bëjnë me dije se janë arrestuar Gjegji Veli, 31 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasit Edlir Xheblati, 40 vjeç banues në Berat, sepse nga Hetimi Krimit Ekonomik, të dy shofer të autobusit linjës Athinë-Tiranë gjatë kontrollit iu gjetën një sasi e konsiderueshme me rroba, konfeksione të firmave të ndryshme, produkte kozmetike dhe 50 steka me cigare të cilat nuk ishin deklaruar në Degën Doganore Kakavijë.

Ndërsa po hetohen në gjendje të lirë doganierët Ylli Rustemi dhe Elton Hasani, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale shpërdorim detyrë.

Gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar mallrat, vlera e të cilëve është rreth 10 mijë euro.

Prokuroria do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar gjithë skemën e importimit të mallrave të cilat i shmangen detyrimeve tatimore duke mos hezituar të verë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë i implikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy