Gazetari Besmir Pula ka folur në emisionin “Fact Check” tha se konflikti pranë zyrës të PSD-së duhet të hetohet më gjerë, në pistën e basteve ose konflikteve mes grupeve rivale që mund të lidhen me krime zgjedhore.

“Pavarësisht reagimit të PSD, është e dyshimtë pse zgjodhi që nga lokali të shkojë te këto zyra. Nga kamerat në vendngjarje rezulton që kanë ardhur nga një lokal te zyrat e PSD-së. I gjithë dyshimi sipas burimeve, është që mund të lidhet me pazare të grupeve kriminale sa i përket basteve. Është përfolur se i riu 24-vjeçar mund të ketë pasur një borxh, dhe më pas konflikti ka përshkallëzuar dhe ka shkuar i ati me armë. Konflikti duhet hetuar më gjerë në pistën e basteve, dhe nëse ka konflikte mes grupeve rivale për shkak të krimeve zgjedhore”.
Lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, gazetari tha se ka dyshime që ai s’ka qenë thjesht roje, por ka patur roli informatori te familja Sinomati.
"Dyshimi është që s’ishte thjesht një roje, por në rolin e informatorit. Grupi hetimor dyshon se ka qenë informator i brendshëm i familjes Sinomati. Një i dyshuar është në pranga, z.Mehmetaj. Dyshimet janë që vrasësi, ekzekutori është larguar nga Shqipëria. Edhe në raste të ngjashme autorët janë larguar në rrugë ilegale".
I pyetur mbi hetimet nga SPAK të krimeve zgjedhore, Pula tha:
“Do ketë një lloj efekti, por jo për të parandaluar. Deri në këto momente ende s’mund t’ia dalë plotësisht për të zbutur krimet zgjedhore. Ajo që më bie në sy te krimet zgjedhore, ishin të denoncuar nga OPGJ, qytetarët. Do jetë shumë e vështirë të dokumentojë të gjitha rastet, për shkak të strukturës dhe burimeve njerëzore. S’besoj se do jetë efikas 100 për qind, por do ketë një lloj ndikimi”.
Duke folur mbi vrasjen e ndodhur sot në Shkodër, Pula tha: “57-vjeçari ka rezultuar në gjendje të dehur gjatë kohës që ka kryer krimin. Dyshohet që është një krim që është bërë në konflikt të çastit, ndryshe nga rasti i palestinezit që ishte i planifikuar. Në këtë rast kemi një krim të bërë në konflikt të çastit, nën efektin e alkoolit. Çifti i bashkëjetuesve kishin hyrë në Shqipëri që në datën 27. E dashuronin Shqipërinë, dhe kjo reflektohej në postimet e tyre në rrjetet sociale”.



