Një banesë në zonën e Yzberishtit në Tiranë, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk janë raportuar persona të lënduar. Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e cila ka rrjedhur.



