Theu “arrestin e shtëpisë” dhe shiste kanabis, pranga të riut në Bulqizë

Theu “arrestin e shtëpisë” dhe shiste kanabis, pranga të riut në Bulqizë

Një djalë i ri i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe që dyshohet se shiste kanabis sativa, është vënë në prangat e policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, mbështetur dhe në inteligjencë informative për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte përshtatur biznesin e tij bilardo, në lagjen “Qytet i Ri”, Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, me qëllim shitjen e tyre, organizuan punën për kapjen dhe ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit të shtetasit G. L., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy