Nje ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën Dhurata Priftit, nënës 37 - vjeçare e cila u vetësakrfikua në rrugë për t’i shpëtuar jetën dy fëmijëve të saj, raportohet nga Panorama.al se “pirati i rrugës”, Andrea Memollari ka folur për autoritetet. Përball oficerëve të policisë mësohet se Memollari ka deklaruar: Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë.
Me këtë frazë, gjithmonë sipas Panorama.al, Memollari është munduar të justifikohet pse pasi goditi me automjetin e tij Priftin dhe dy fëmijët e saj nuk u ndal për të dhënë ndihmën e parë, por përkundrazi shkelmoi pedalin e gazit duke agravuar situatën në një tragjedi të vërtetë. “Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë” - deklaron Memollari për autoritetet.
Tashmë 20 - vjeçari, i dënuar më parë me 40 orë punë në komunitet për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për korruptimin e oficerëve të policisë me 500 lekë, do të duhet të përballet me dy akuza: “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”.
Ja kush është nëna heroinë që sakrifikoi jetën për fëmijët
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, mburrej se ngiste makinën me mbi 200 km/h (VIDEO)
Aksidentohet nëna me dy fëmijët, ndërron jetë në spital 37-vjeçarja



