Bajrami: Vrasja në Sarandë ndodhi në afërsi të komisariatit, policisë iu deshën 10 minuta deri në vendngjarje, nuk ka mbështetje për ndërhyrje

Bajrami: Vrasja në Sarandë ndodhi në afërsi të komisariatit, policisë iu deshën 10 minuta deri në vendngjarje, nuk ka mbështetje për ndërhyrje

Një vrasje në mes të ditës ndodhi sot shumë pranë komisariatit të policisë në Sarandë.

 

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Ibrahim Bajrami, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV se situata e krimit në Sarandë ka marrë përmasa të mëdha, të cilën e quajti si evolucion i frikshëm i sigurisë së kriminelëve.

 

Është qendra e Sarandës. Edhe tre ditë para kishte një tentativë për krim ku kanë mbetur të plagosur tre të rinj. Krimi i sotëm ka ndodhur në një zonë të qarkulluar.

 

Krimi ka ndodhur 70 metra afër policisë dhe asaj iu deshën 10 minuta për të ardhur.

 

Policisë iu deshën 10 minuta për të shkuar në vendngjarje. Një qytet ku policia, bashkia e tërë struktura shtetërore, nuk u bën dot ballë parkimeve të parregullta lere më krimit.

 

 Një djalë i tillë që u vra sot, ka qenë nga djemtë e urtë të Sarandës, punonte si peshkatar.

 

 

Për Bajramin, policia nuk ka mbështetjen e duhur për të bërë ndërhyrje.

 

 

Policia po minon vetë punën e vet këtu, dhe këta njerëz që po i bëjnë këto aktivitete, veçan shitja e drogës në Sarandë ka kapur rekord në vitin e kaluar.

 

E vë në dyshim se ata që e bëjnë këtë gjë të kenë ardhur jashtë Sarandës, policia i ka dijet e mjaftueshme për këto gjëra, por them se policia nuk ka mbështetjen e duhur për të bërë ndërhyrje.

 

Ata sot shtinë 15 herë, plagosën një kalimtar, dhe atë që e vrasin e ndjekin pas derisa bie përtokë, dhe policia akoma nuk ka gjetur autorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy