Vjedhje, plagosje dhe ndërtim pa leje, shpallen në kërkim tre persona

Vjedhje, plagosje dhe ndërtim pa leje, shpallen në kërkim tre persona

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar me iniciale S. H.,pasi akuzohet se ka vjedhura para dhe aparate celular në shtëpinë e një 70-vjeçari.

Po ashtu bëhet me dije se një tjetër 35-vjeçar me iniciale A. N., është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një bashkëmoshatar.

Ndërkohë një 46-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga Policia e Orikumit pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në zonën e quajtur “Vaskat e peshkut”, në fshatin Tragjas.

Një 69-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap duke drejtuar automjetin i dehur.

Njoftimi i policisë: DVP Vlorë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale "Vjedhja", pasi, më datë 18.05.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. M., 70 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, se persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e tij dhe i kishin marrë një shumë parash, 3 aparate celularë, si dhe një objekt dekorativ.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. H., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma e parave, 3 aparatet celularë, si dhe objekti dekorativ.

Punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të shtetasit A. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin H. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm'", pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në zonën e quajtur “Vaskat e peshkut”, në fshatin Tragjas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 69 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi, nga shërbimet e Policisë u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy