Seanca gjyqësore e parashikuar për sot në ngarkim të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga, është shtyrë.
Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e 6 dëshmitarëve, për arsye ende të paqarta. Trupi gjykues ka deklaruar se personat në fjalë do të thirren sërish në seancën e ardhshme.
Deputeti Prenga akuzohet për plagosje me armë zjarri dhe kanosje në dëm të personave të tjerë.



