
Një banesë private në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, shkak është bërë soba me dru.
Zjarri i përhapur prej aty ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në sallonin e shtëpisë duke krijuar panik tek familjarët e familjes Fejso, të cilët ndodheshin aty.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, asnjë pjesëtar i familjes Fejzo nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje.



