I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i mbytur në kanal 67-vjeçari

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i mbytur në kanal 67-vjeçari

Një 67-vjeçar u gjet sot i mbytur në një kanal me ujë në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.

 

NJOFTIMI

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy