Vrasja e policit në Fier/ Rrumbullaku: Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit dhe të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore

Vrasja e policit në Fier/ Rrumbullaku: Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit dhe të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Fier ku u ekzekutua efektivi i policisë  Novruz Cenalia.

Ai tha se policia do të bëjë gjithçka që autori të dalë para ligjit ndërsa theksoi se kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, është në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit.

Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se. do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë.

Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive perkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

May be an image of text that says 'REPUBLIKA SHOIPÉRISE MINISTRIA BRENDSHME DREJTORIA PERGJITHSHME POLICISE SHTETIT Tiranë mẽ 13.05.2024 DEKLARATE PER SHTYP Policia BrиT6ийaKи Shtetit dhe une personalisht ndjehemi thellësisht Cenalia, mesditène Majit 2024. Ndarja hidheruar gjithëve, familjen ရပ် shte tronditur Per vrasja gjithe hytur dhimbje behet edhe punonjësit djali te zi, dhe familjen bäjmë Shpreh hidhur jeta Policise Shtetit ende Eshte lire. Une zotohem emert Policise Shtetit vendosur para ligjit autorin vrasjes Novruz Cenalise. ndihmoje publik ndodhet Ekam theksuar uniforma familjes Cenalia dhe Policise Policise jeten Shtetit punonjesv pae, gjate ceremonive përkujtimore renete policise, shenjtè, Kushdo guxon cenoje uniformen policise, .do ashper Drejtorii Pergjithshëm Policisë Shtetit,'

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy