Gjyqi për Teatrin/ Dervishaj: Nuk mund të merren veprime derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues

Gjyqi për Teatrin/ Dervishaj: Nuk mund të merren veprime derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues

Po mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar.

Ka qenë këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili ka bërë të ditur të gjithë “parregullsitë”, në lidhje me këtë çështje. Ai u shpreh se presidenti, pasi e shqyrtoi ligjin e ktheu për rishyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale.

“Çështja ka nisur që në 2018 mars, që përkon dhe me daljen jashtë funskionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë. Presidenti e vlerësoi me seriozitet, jo vetëm ligjim special, por edhe qëndrimet publike të shoqërisë civile, ekspertëve dhe aktorëve pro dhe kundër, si dhe ktheu me dekret ligjin. Kuvendi duhet të merrte kohën e duhur deri në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi mori dekretin e Presidentit dhe e vendosi parimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e procedura dhe e çoi te Presidenti si një ligj të ri. Rezultoi se Kuvendi, nuk kishte rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Përpjekja e vetme ishte të hiqte emrin e kompanisë propozuese dhe atë të zëvendësonte me paragrafë që çonin po te e njëjta kompani”, është shprehur Dervishaj”, tha ai gjatë prezantimit të çështjes.

Më tej, Dervishaj ka shtuar se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetueese.

“Me datë 9 maj, Presidenti bëri dy thirrje të ndërpritej çdo veprim ndaj Godinës së Teatrit. Më 12 maj, Rama deklaroi me forcë se godina do prishej. Ende Këshilli Bashkiak, nuk kishte marrë vendim. Më 14 maj, Meta depozitoi në këtë gjykatë kërkesën e dytë dhe e bëri thirrje të mos vendosej dorë mbi godinat e teatrit, derisa të shprehej Kushtetuesja. Po atë ditë, Këshilli Bashkiak kishte vendosur shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Thirrjet nuk u dëgjuan. Por nuk u dëgjua as ajo e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk mundet Bashkia apo institucionet të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues”, shtoi më tej Dervishaj.

Më herët Gjykata kërkoi që brenda datës 8 qershor palët duhet të sjellin dokumentet e listuara nga kërkuesi.

Presidenti Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy