
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur edhe me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun kardiolog Edvin Prifti.
Kujtojmë që Prifti ishte pezulluar një vit nga detyra.
Emri i Edvin Prifit u përmend në përgjimet e operacionit të arrestimit të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Zgjatja e pezullimit ka ardhur pasi pranë SPAK, Prifti u denoncua nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi disa pasi u operua nga kardiologu.
Ndër të tjera Prifti dyshohet se ka abuzuar me tenderat në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nё tё cilin priten tё dalin dhe emra tё tjerё nё rrethin e bluzave të bardha të përfshirë ne veprimtari kriminale.
Më 13 shkurt të vitit të kaluar GJKKO-ja, caktoi masën e arrestit me burg për mjekun e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ndërsa më 2 mars Apeli i GJKKO-së e liroi nga qelia. Për këtë të fundit SPAK kërkoi nga Gjykata e Tiranës rikthimin në qeli të Priftit.
Më 30 shtator të vitit 2021 Apeli i GJKKO-së refuzoi kërkesën e mjekut për ndryshimin e masës së sigurisë “Pezullim nga detyra”.
Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë.



