
Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, është kapur duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 39 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



