Ndihmoi Marklen Hakën të fshihej, mbetet në burg kushëriri

Ndihmoi Marklen Hakën të fshihej, mbetet në burg kushëriri

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për Klajdi Hakën, kushëririn e Marklen Hakës, i cili u arrestua dy ditë me parë në kuadër të një operacioni policor në Nikël.

Përpara trupës gjykuese, 21-vjeçari nuk ka pranuar të flasë, apo të japë shpjegim për akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndaj Hakës, gjykata ka ngritur dy akuza, “armëmbajtje pa leje” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Gjatë operacionit policor për kapjen e Marklen Hakës, i cili mbahej në monitorim nga uniformat blu, ky i fundit u gjet i fshehur në banesën e Klajdi Hakës.

Në banesën e 21-vjeçarit, shërbimet policore gjetën një armë zjarri, për këtë arsye ndaj tij u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën “arrest në burg” të dhënë në mungesë për Marklen Hakën, i akuzuar për disa vepra të rënda kriminale.

Ky i fundit u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy