
Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë përmes Interpol Tiranës, ka arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimin një shtetas 42-vjeçar, banues në Itali.
Shtetasi A. M., 42 vjeç, u ndalua pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet zvicerane për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 42-vjeçarit.
Poashtu Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi tentoi të fuste në Republikën e Shqipërisë, 12 000 euro, pa i deklaruar tek autoritetet doganore, konform ligjit në fuqi. Shuma e eurove u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



