Shpërthimi në pallatin në ndërtim të biznesmenit në Lezhë, në pranga porositësi

Shpërthimi në pallatin në ndërtim të biznesmenit në Lezhë, në pranga porositësi

Dy vite e gjysmë pas shpërthimit me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës se Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë profesionale hetimore, në kuadër të operacionit "Eksplozivi", kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, shtetasit Zef Kola, 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak". 

Kola, në bashkëpunim me shtetasit Angli Stafuka dhe Erald ajtani. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit "Eksplozivi"), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy