
“Fake delivery” u kodua një operacion i policisë së Tiranës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, duke u vënë në pranga dy persona për transportimin e mallrave të kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg. Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



