Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Libofshë, pranë fshatit Petovë.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një ‘Range Rover dhe një Mercedes, ndërsa si pasojë e goditjes së fortë katër persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit dhe radhë të gjata automjetesh në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



