Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është lënë në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

 Ky vendim është marrë sot nga ana e GJKKO e cila po ashtu ka lënë me të njëjtën masë dhe tre vartësit e Gëllçit. Avokati i Gëllçit kërkoi një masë më të butë sigurie duke u shprehur se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura Gëllçi ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy