IKMT në Dhërmi, prishen 11 objekte të ndërtuara pa leje

IKMT në Dhërmi, prishen 11 objekte të ndërtuara pa leje

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik veror.

Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin.

“IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh.

Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, thuhet në njoftim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy