
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar katër persona të vdekur nga COVID-19 dhe 84 persona të infektuar gjatë 24 orevë të fundit në vend.
Numri i të infektuarve ka dalur nga testimi i 3 mijë e 823 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 786 persona.
Raste aktive me COVID-19 në Kosovë, janë gjithsejtë 5 mijë e 371.



