Policia e Brindizit në Itali ka arrestuar një 30-vjeçar nga Kavaja, i cili ka qëlluar me pistoletë 2 italianë, duke i plagosur. Burim Tatani është filmuar nga kamerat e sigurisë së një ndërtese, duke qëlluar mbi 2 italianë 58 dhe 45 vjeç, ndërsa u arrestuan edhe 2 italianët e tjerë që e kishin pajtuar për të kryer këtë krim.
