
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi në vend.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 650 testime kanë rezultuar 18 qytetarë të infektuar, nga ta: 6 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.
Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim dy pacientë.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.



