Furnizoi makinën me naftë dhe iku pa paguar, duke rrezikuar punonjësin, bie në pranga i riu me precedentë për grabitje

Furnizoi makinën me naftë dhe iku pa paguar, duke rrezikuar punonjësin, bie në pranga i riu me precedentë për grabitje

Furnizoi me naftë makinën dhe nuk bëri pagesën por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, i riu me precedentë penalë për grabitje bie në prangat e policisë.

 

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i një pike karburanti në Shupenzë, për një drejtues automjeti i cili u largua pa kryer pagesën pasi furnizoi automjetin me karburant, efektivët e policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

Si rezultat i reagimit në kohë, administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, konkretisht shtetasi Ardjan Xheleshi, 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

 

28-vjeçari dyshohet se në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një karburant në Shupenzë, është paraqitur me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy