
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm. Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



