Vuri tritol në një ndërtesë në Shëngjin, e kap “Eksplozivi”/ Emri

Vuri tritol në një ndërtesë në Shëngjin, e kap “Eksplozivi”/ Emri

Një operacion i policisë së Lezhës i koduar “Eksplozivi” ka vënë në pranga një person, të dyshuar për vendosje lënde plasëse në një objekt.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, policia e Lezhës në bashkëpunim me të Durrësit dhe FNSH Shkodër, ka vënë në pranga të shpallurin në kërkim Angli Stafuka, 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ndaj të ndaluarit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, më 11 nëntor, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Stafuka dyshohet se në datën 19 nëntor, në Shëngjin, në bashkëpunim me një tjetër, i arrestuar në dhjetor 2020, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, kanë vendosur lëndë shpërthyese, tritol, në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër.

Objekti ku është vendosur lënda plasëse, ndodhet në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

<iframe width="640" height="360" src="https://www.ekranet.com/embed/V8EM0zidmMGeV9c/640x360" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy