
Dosja në ngarkim te Nuredin Dumanit është dërguar në prokurorinë e posaçme SPAK, nga prokurorët e Elbasanit dhe dy dosje të tjera.
Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier, pas një atentati ndaj tij, ndërsa nga Prokuroria dyshohet për të paktën shtatë vrasje.
Dumani dyshohet se iu bë atentat në aksin Elbasan-Cërrik, disa orë para arrestimit në qytetin e Fierit, në banesën që ndante me bashkëjetuiesen e tij.
Gjatë operacionit në Fier dhe Elbasan u bllokuan dy armë zjarri pistoletë dhe dy kallashnikov.
Nuredin Dumanin akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.
SPAK i ka komunikuar akuzën edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.
Në SPAK janë dërguar edhe dosjet e vrasjeve të Andi Zylyfit dhe Albi Bahos, të ekzekutuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.
Gjithashtu në SPAK është dërguar edhe dosja e ngjarjes, ku mbeti i vrarë edhe Indrit Dylgjeri 34 vjeç, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri 54 vjeç dhe shtetasi turk Erdal Duranay, ngjarje për të cilën akuzohet Mikael Qosja.



