Lidhjet me rastin e Banjskës/ Policia nis bastisjet në veri

Lidhjet me rastin e Banjskës/ Policia nis bastisjet në veri

Policia e Kosovës ka nisur sot edhe një aksion në veri të vendit, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e Banjskës.

Këtë e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

 Konfirmojmë aksionin, ai po zhvillohet në të katër komunat që lidhet me rastin në Banjskë.

Kujtojmë se nga disa aksione të Policisë janë kapur arsenal armësh në veri, që nga sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, i cili la të vdekur rreshterin, Afrim Bunjakun.

Ndryshe, Më 24 shtator tensionet u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, ku vdiq polici Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre terroristë serbë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy