Shpërndanin drogë në Tiranë, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim

Shpërndanin drogë në Tiranë, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Tiranë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;
E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.
Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpunëtori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy