Pesë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga incidenti në paradën e Uiskonsinit në SHBA (VIDEO)

Pesë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga incidenti në paradën e Uiskonsinit në SHBA (VIDEO)

Pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 40 janë plagosur pasi një makinë u përplas në një paradë të Krishtlindjeve në shtetin amerikan të Uiskonsinit, thotë policia, raporton BBC.

Pamjet e postuara në internet treguan makinën e kuqe duke lëvizur nëpër paradën e Krishtlindjeve më 21 nëntor pasdite.

Videot treguan disa qytetarë që nxitonin për të ndihmuar viktimat e plagosura, ndërsa në sfond dëgjoheshin britma dhe të qara.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.

Një person ndodhet në paraburgim. Incidenti nuk duket "për momentin" të jetë një akt terrorizmi, tha një zyrtar.

“Në këtë moment, ne mund të konfirmojmë se pesë persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar”, tha Departamenti i Policisë në Facebook.

I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një vend tjetër kur u përplas me njerëzit në paradë, tha për CBS News një zyrtar i sigurisë i njohur me hetimet.

Banori lokal Angelito Tenorio i tha gazetës Milwaukee Journal Sentinel se sapo kishte përfunduar marshimin në paradë kur makina e vuri pedalin në metal dhe filloi të nisej me shpejtësi të plotë përgjatë rrugës së paradës".

“Më pas dëgjuam një zhurmë të fortë dhe vetëm klithma dhe britma shurdhuese nga njerëzit që u goditën nga automjeti”, tha ai.

Corey Montiho tha se ekipi i kërcimit të vajzës së tij u godit nga SUV.

Departamenti i policisë së qytetit më vonë tha se shkollat publike të Uaukesha do të mbylleshin të hënën.

Për kryebashkiakun e Uaukesha, Shawn Reilly, kjo është një kohë “traumatike” për qytetin.

“Zemra ime është për të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i pakuptimtë”, tha ai.

Policia në Uaukesha paralajmëroi se numri i viktimave dhe lëndimeve mund të ndryshojë pasi të sigurohen për informacionet shtesë, duke shtuar se shumë njerëz ishin vetë transportuar në spitalet lokale.

Parada në Uaukesha - një komunitet me rreth 72,000 njerëz - mbahet çdo vit të dielën para Ditës së Falënderimeve, në të cilën ka veshje të bukura, kërcimtarë dhe grupe marshimi.

Tema e këtij viti ishte "rehati dhe gëzim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy