
Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë arrestuar në Kashar shtetasin A. B., 33 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet.
Për të është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni, duke e çuar në 27 numrin e personave të arrestuar deri tani.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



