Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
-Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
-Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, kujtohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.



