Shitje narkotikësh/ Arrestohet 23-vjeçari nga Lezha

Shitje narkotikësh/ Arrestohet 23-vjeçari nga Lezha

Policia e Lezhës ka arrestuar një 23-vjeçar, të akuzuar për shitje të narkotikëve.

Sipas policisë, ndalimi i shtetasit me iniciale K.Gj. është bërë pas lokalizimit të automjetit të tij në në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.

Ndër të tjera janë sekuestruar 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i  dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy