Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit shembi sot një pallat në zonën e Kinostudios në Tiranë, me pretendimin se ishte i dëmtuar nga tërmeti, duke nxjerrë jashtë 20 familje.
Banorët akuzojnë bashkinë se do ndërtojë pallate të reja në të njëjtin vend, por atyre nuk u kanë premtuar apartamente.
Edhe administratorja e njësisë bashkiake nuk sqaron pse banorët nuk do të marrin apartamente në të njëjtën lagje.



