Policia ka arrestuar gjatë mesnatës Klodjan Keqin, autorin e vrau para dy ditësh bashkëfshatarin e tij Luan Hushin në Fushë-Krujë.
Kreqi ka rënë në prangat e policisë gjatë mesnatës, ndërsa mësohet se po tentonte të arratisej drejt Greqisë.
Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete, ndërsa uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 10 gushtit, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflikti për prerjen e druve në pyll.
Luan Hushi, i plagosur rëndë u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.



