Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, pandëshkueshmëria po mbaron

Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, pandëshkueshmëria po mbaron

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar se pas operacionit të së premtes, ku u arrestuan 28 persona nga 38 urdhëra arreste, ndër ta edhe dy zyrtarë të lartë të shtetit, dhe u sekuestruan pasuri me vlerë miliona dollarë, do të ketë dhe goditje të tjera.

Në postimin e saj në Twitter ambasadorja shkruan se edhe pse disa pretendojnë që reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”, porse operacioni i madh i sotëm ka treguar të kundërtën.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & BKH ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen në shkelje- ndërsa varfërojnë shqiptarët përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate” thekson Kim.

Gjithashtu ajo shprehet se aksioni i sotëm është “goditja më e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”, duke lënë të kuptohet se veprimet të tjera do të ketë në të ardhmen.

Disa pretendojnë dhe shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh që u zhvillua sot, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar” shkruan Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy