“Audi” përplaset me shtyllën e ndriçimit në Lushnjë, plagoset drejtuesi

“Audi” përplaset me shtyllën e ndriçimit në Lushnjë, plagoset drejtuesi

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës pak minuta pas mesnatës. 

 

Makina e drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rreth rrotullimin e Savrës. 

 

Bazuar në informacionet paraprake, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. 

 

Sipas policisë në vendngjarje dyshohet se i riu nuk ka parë rreth rrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor. 

 

Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën. 

 

Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy