
Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë dy persona. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Leonidha Lepi, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq.
Arrestimi i tij erdhi pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, dhe F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ku raportohet se 62-vjeçari fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet nb gjendje kritike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.



