Gjykata e Fierit ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Selvie Yzeirajn, nënën që lejoi abuzimin e vajzës nga bashkejetuesi i saj. Ajo ka mohuar akuzat dhe është shprehur në Gjykatë se nuk ka dijeni për ngjarjen.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe Ilmi Hoxhën, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht për 6 vite me 12-vjeçaren.



