KFOR-i lajmëron për rritjen e numrit të trupave të saj në Kosovë

KFOR-i lajmëron për rritjen e numrit të trupave të saj në Kosovë

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për një rritje të përkohshme të prezencës ushtarake në Kosovë, për shkak të një stërvitjeje që do të organizohet nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti.

Prezenca ushtarake në këtë mision do ta rrisin ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar të cilët më 11 shtator do të zbarkojnë në Kosovë për t’u familjarizuar fillimisht me asetet dhe personelin e KFOR-it para fillimit të stërvitjes.

Sipas KFOR-it, pas përfundimit të stërvitjeve, kontingjenti i trupave të ardhura do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy