Gjatë raportimit mbi vitin 2024 para KLP, kreu i SPAK Altin Dumani tha se ka pasur një rënie të kallëzimeve nga Policia e Shtetit.
Drejtuesi i SPAK po ashtu vuri në dukje se ka një shtim të kallëzimit të qytetarëve.
Sa i takon korrupsionit që hetohet nga SPAK ai kërkoi rritje të kufirit monetar, ku deri më tani është 50 mijë lekë të reja.
“Sa i takon korrupsionit mbi shume 50 mije lek te reja, ka nevoje te ndryshohet kufiri monetar të rritet. Jam dakord me ju se korrupsioni duhet të përfshijë për të ndjekur rastet e korrupsionit të madh dhe subjektet e mëdha”.



