Parandalohet krimi në familje, kërcënoi me automatik bashkëshorten

Parandalohet krimi në familje, kërcënoi me automatik bashkëshorten

Policia në Krujë ka parandaluar këtë të mërkurë një krim brenda familjes. Ndërhyrja në kohë e agjentëve ka parandaluar një vrasje me armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Genci Boja, 54 vjeç, i cili kishte planifikuar të vriste me armë zjarri bashkëshorten e tij, me inicialet L.B, me detyrë oficere policie. 

Për fat të mirë ndërhyrja në kohë parandaloi gjithçka dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e 54-vjeçarit, një furgon, është gjetur arma me të cilën do të kryente krimin, një kallashnikov dhe 40 fishekë. 

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që të dhënat hetimore i kanë kaluar prokurorisë sëë rrethit, për akuzat “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy