Familjarët denoncojnë zhdukjen e 68-vjeçarit në Vlorë

Familjarët denoncojnë zhdukjen e 68-vjeçarit në Vlorë

Një 68-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga të afërmit e tij në qytetin e Vlorës. Sipas tyre, Kasem Kuçuku është larguar nga banesa ditën e premte dhe nuk është kthyer më.

Për herë të fundit, familjarët kanë denoncuar se është parë te stacioni i mallrave ushqimore në Vlorë.

Kasemi është 1.75 cm i gjatë dhe ditën që ka humbur kishte veshur një këmishë ngjyrë bezhë me kuadrate, si ajo që shihni në foto, pantallona të zeza të shkurtra, një kapele të zezë.

Po ashtu, ai me vete ka edhe një qen të vogël. Familjarët luten që kushdo që mund ta ketë parë 68-vjeçarin të kontaktojnë në këtë numrin celular 0693349539.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy