Emri/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Emri/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtje pa leje, policia ka intensifikuar kontrollet.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, policia ka gjetur në automjetin Gazmend Cekaj, poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gazmend Cekaj, 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy