
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e viktimës, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë për më shumë informacion lidhur me rastin dhe shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje tragjike.



