Infermieri nga Kosova pas 14 dite grevë urie i dorëzon kërkesat tek institucionet

Infermieri nga Kosova pas 14 dite grevë urie i dorëzon kërkesat tek institucionet

Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 14 të grevës së urisë dhe ditën e katërt të qëndrimit pa ujë, ka dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier dhe të tjera.

Kërkesën e parë e dorëzoi tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, tek Komisioni për Shëndetësi, për të vazhduar më pas në Qeveri.

Ai në një konferencë për media bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e tij deri në përmbushje të kërkesave, edhe në qoftë se do t’i kushtoj me fatalitet.

“Kërkesat e infermierëve janë refuzuar nga të gjitha institucionet edhe pse i kemi dorëzuar me kohë. Sot unë edhe fizikisht kam dorëzuar kërkesën për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e punës gjatë fundjavës dhe atë të orëve shtesë. Unë nuk kërkoj nënshtrim nga shteti, por kërkoj që të vlerësohet puna dhe sakrifica e infermierëve. Grevën nuk do ta ndali deri në realizim të kërkesave edhe po të ketë pasoja fatale personalisht për mua fizikisht”, u shpreh ai.

Duraku ka bërë të ditur se kërkesën ai ka dorëzuar: Kryeministrit Albin Kurti; Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia; Kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetares së Komisioni për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxhu Kollçaku.

Ai me këtë rast i ftoi edhe njëherë kolegët e tij që t’i bashkohen në grevë, pa lënë anash punën e tyre humane prej infermieri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy