Tritol dhe gjobëvënie në Kamëz/ Hoxha: Këto grupe përdoren dhe nga shteti, strukturë shumë e fuqizuar (VIDEO)

Tritol dhe gjobëvënie në Kamëz/ Hoxha: Këto grupe përdoren dhe nga shteti, strukturë shumë e fuqizuar (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha, për vendosjen e tritolit në një restorant në Kamëz dhe vendosjen e gjobës ndaj pronarit, deklaroi se dhe kërcënimi në këto nivele është ende aktiv. 

 

Duke folur për “MCN Live”, ai këto grupe përdoren dhe nga shteti, ndërsa flet për një strukturë shumë të fuqizuar dhe të rrezikshme.

 

Sipas tij, logo e kësaj strukture kriminale, është përdorimi i eksplozivit. 

 

Nëse ke një restorant apo bar mund të vijnë të ndodhin disa sherre dhe prishin klientelën, që ty të mos ndodhin këto gjëra, paguhen këta njerëz. Këta janë më efektiv se policia private, se e dinë e gjithë qyteti që në këtë zonë kush drejton. 

 

Nuk është as në trendin e Kamzës të kesh prodhime deti, kjo gjë ka bërë që ai të evidentohet se ai ka hyrë në një zonë agresive, se është zonë mishngrënëse. Përderisa njërin e ka pasur në kërkim, tregon se policia nuk e ka ndaluar dot. 

 

Ti shkon i arreston këta, pas deklarimit që ka dhënë pronari. Një person vetëm nuk është i rrezikshëm, por nëse vendoset në skuadër, ka rrezik. Ky shteti i përdor vetë këta. Kjo lloj strukture është shumë e fuqizuar dhe e rrezikshme. 

 

Nuk është më krimi i rrugës, krimi ordiner. Kjo natyrë e krimit, nuk mund të luftohet më në mënyrë të thjeshtë. Mënyra se si vilet gjoba është shumë më e sofistikuar sot, kjo është mënyrë shumë brutale. 

 

Mes subjektit dhe personave që kanë pasur këtë konflikt, do të vazhdojë përplasja. Emrat e përfshirë janë emra të njohur, emra të mëdhenj. Logo e kësaj strukture kriminale, është përdorimi i eksplozivit.

 

Policia tha se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina dhe ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. 

Autorët e dyshuar të arrestuar janë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika, ndërsa është shpallur në kërkim Ervis Lami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy