Ngjarja në Korçë/ Qëlloi me armë në ajër, shpallet në kërkim autori

Ngjarja në Korçë/ Qëlloi me armë në ajër, shpallet në kërkim autori

Mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17 në qytetin e Korçës, e quajtur si lagjia e Radenecit, një 19-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri pas një konflikti me dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

I riu është identifikuar nga policia, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa agjentët janë vënë në kërkim të autorit.

"Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy